Prizreni dhe Çairi së bashku për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Çairi dhe Prizreni në mënyrë të koordinuar do të shënojnë 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.  

Kjo u vendos gjatë takimit që delegacione nga dy komunat u dakorduan gjatë takimit që patën në ambientet e komunës së Çairit.

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, pas takimit tha se Shkupi si kryeqendër e Dardanisë edhe një herë po dëshmon se në momentet më të mëdha historike të kombit tonë, ai është i zgjuar dhe i gatshëm për kontribut kombëtar.

“Jam krenar që përgatitjet për 100 vjetorin e Pavarësisë janë duke u koordinuar së bashku me miqtë e mi nga Prizreni, qyteti më historik i shqiptarëve. Unë jam këtu për t`ju premtuar se Çairi është i hapur gjithmonë për ta. Ne si komunë synojmë një bashkëpunim të sinqerte dhe profesional mes dy komunave”, tha Mexhiti.

Kryesuesi i Asamblesë Komunale të Prizrenit, Njazi Kryeziu  i cili kryesoi delegacionin nga Prizreni tha qyteti i tij është i hapur  për çdo lloj ndihme dhe bashkëpunimi.

“Është ndjenjë e madhe që përgatitjet për 100 vjetorin e Pavarësisë ne vizitojmë kryeqytetin e Dardanisë dhe komunën më shqiptare në Maqedoni, e cila me sinqeritetin dhe kontributin e saj të madh po na bën të jemi edhe më të fortë. Së bashku jemi më të fortë”, u shpreh Kryeziu.

Në këtë takim koordinues, përpos përpilimit të listës së projekteve të përbashkëta për ditën e madhe, u diskutua edhe për arritjet e komunave gjatë viteve të fundit.

Lajme të ngjashme

Back to top button