Site icon PORTALB

Maqedonia do ta mbyll konsullatën në Barcelonë

Barcelona

Qeveria e Maqedonisë në seancën e nesërme do të debatojë për propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për mbylljen e konsullatës së Maqedonisë në Mbretërinë e Spanjës, me seli në Barcelonë, njofton Portalb.mk.

Kjo kërkesë ndërlidhet me shpalljen e pavarësisë së Katalonjës dhe heqjen e autonomisë së saj, gjë e cila mund të asocojë në atë se Qeveria e Maqedonisë orientohet drejt politikës së Madridit.

Sërish, vendimi për mbylljen e konsullatës në Barcelonë vjen pas ngjarjes së përgjakshme në Australi ku policia e këtij shteti arrestoi konsullin e Maqedonisë, Mario Deus, me shtetësi spanjolle për shkak të mbytjes së tre fëmijëve të tij. Ngjarja ka ndodhur në prill të 2017-s kurse për vendimin e MPJ-së u tha se do të kumtohet pas përfundimit të hetimit të rastit. MPJ ende nuk ka dalë me një qëndrim.

LEXO MË SHUMË PËR RASTIN:

Exit mobile version