Site icon PORTALB

Papa: Njerëzimi po kërcënohet me vetëvrasje nga lufta bërthamore

Papa Françesku

Papa Francesku ka thënë se njerëzimi është duke u kërcënuar me vetëvrasje për shkak të luftës bërthamore, shkruajnë mediet ndërkombëtare.

Ai iu referua tensioneve në rritje mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku mes dy vendeve është rritur mundësia për një luftë të mundshme bërthamore. Madje, kjo çështje do të jetë edhe në fokus të një konference që do të mbahet në Vatikan ndërmjet disa personaliteteve botërore, ku mes tyre do të ketë edhe fitues për çmimin Nobel.

Exit mobile version