Site icon PORTALB

Gruevski nuk mori pjesë në seancën e Gjykatës së Apelit

Gjykata e Apelit - Shkup

Gjykata e Apelit - Shkup

Në seancën e sotme publike në Gjykatën e Apelit në Shkup avokatët e liderit të VMRO-DPMNE Nikola Gruevski kanë kërkuar t’i kthehet pasaporta.

Gruevski, i cili është i akuzuar nga Prokuroria Speciale Publike në disa raste, nuk mori pjesë në seancë.

Sipas avokatit Boro Tasevski, Gruevski nuk ka treguar dëshirë për të ikur dhe të fshihet, por përkundrazi ai është vazhdimisht i pranishëm në shtet. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për përkufizimin e të drejtës të një personi, por qindra e mijëra qytetarëve të cilët janë anëtarë të partisë, lideri i të cilëve është Gruevski, transmeton MIA. 

Mbrojtja e Gruevskit ka kërkuar nga Gjykata gjatë vendosjes të udhëhiqet nga  përvojat e mëparshme, kur kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev i ishte marrë pasaporta dhe iu kthye si i akuzuar në “Puç”.

Prokurorët nga PSP kërkojnë që ankesa e avokatëve të Gruevskit të refuzohet sepse ai është i akuzuar për disa vepra penale dhe sipas tyre, mungesa e tij do të sjellë deri në anulimin e procesit.

Gjykata e Apelit në afat prej 48 orëve duhet të marrë vendim për ankesën.

Exit mobile version