Site icon PORTALB

Së paku nëntë policë afganë janë vrarë nga një sulm i talibanëve

Forcat afgane, foto arkivi

Zyrtarët afganë thonë se së paku nëntë policë janë vrarë nga një sulm taliban në një pikë të kontrollit në juglindje të vendit, përcjell REL.

Zëdhënësi i guvernatorit të provincës Ghazni, Arif Noori, ka thënë se katër policë të tjerë janë plagosur në sulmin e 30 tetorit.

Sipas Noorit, shtatë luftëtarë talibanë janë vrarë gjatë luftimeve që zgjatën më shumë se një orë.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.

Sulmet talibane në pikat e kontrollit dhe bazat ushtarake po rriten gjithnjë e më shumë, në jug dhe lindje të rajonit në muajt e fundit.

Exit mobile version