14 milonë euro për projektet ndërkufitare mes Maqedonisë dhe Greqisë

Në kuadër të Thirrjes së Dytë të IPA Programit për bashkëpunim ndërkufitar midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, në organizim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, në Strumicë u mbajt Dita Informative. 

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Nevzat Bejta, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Aivo Orav, Sekretari Shtetëror në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Jovan Andonovski, drejtori i Autoritetit Menaxhues në Ministrinë për zhvillim, konkurrencë dhe anije-ndërtimtari të Greqisë, mbajtën fjalime për rëndësinë dhe përfitimet e këtij programi. 

Ky program është i financuar nga Union Evropian. Qëllimi i organizimit të sesionit informativ ishte që të njoftohen të gjithë të interesuarit që të aplikojnë me projekt propozime, si dhe për mënyrën dhe procedurat e konkurimit.   

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta, tha se si rezultat i bashkëpunimit të mirë me Greqinë, është thirrja e dyta e cila ofron dy herë më tepër mjete se në thirrjen e parë. 
“Si asnjëherë më parë dhe si me asnjë program tjetër, këtyre dy shteteve në dispozicion u ofron mbi 14 milion euro, për implementimin e projekteve ndërkufitare. Nga kjo thirrje, Republika e Maqedonisë do të përfitoj 4 milion e 750 mijë euro, që është për dy herë më tepër se sa në thirrjen e parë”, tha ministri Bejta. 

Ambasadori i BE-së z.Orav, në fjalimin e tij i përgëzoi Ministritë e të dyja shteteve për tejkalimin e suksesshëm të të gjitha pengesave gjatë implementimit të deritanishëm të këtij programi. 
“Jam i bindur se atë që e keni arritur deri sot nuk do të ishte e mundur pa bashkëpunimin e mirë dhe të hapur të autoriteteve përgjegjëse nga të dyja vendet”, theksoi ambasadori Orav. 
 
Duke i pasur parasysh përfitimet e lartpërmendura, Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta, u bëri thirrje të gjithave komunave, OJQ-ve, sektorit civil dhe gjithëve të interesuarve, që ta shfrytëzojnë mundësinë për të aplikuar me projekte të përbashkëta. Thirrja e dytë për dorëzimin e projekt propozimeve është shpallur me 16 shkurt dhe do të përfundoj me 16 maj të këtij viti./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button