Renova dhe Turnova befasojnë favoritët

Të favorizuarit Vardari dhe Rabotniçki nuk arritën të sigurojnë epërsi në ndeshjet e para të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë. Në stadiumet Gjorqe Petrov dhe Maxhari, favoritët kundër Renovës, respektivisht Horizont Turnovës barazuan me rezultatin 1:1.

Vardari, sipas skenarit tashme të shikuar në këtë sezon, në momentet e fundit shpetuan humbjen nga Renova.

Ogbona qëlloi portën e Renovës në minutën e 92 të lojës, para se mysafirët të shënojnë për epërsi me autogolin e Vajs në minutën e 20-të.

Për dallim nga Vardari, Rabotniçki në fund lëshoi epërsinë, të cilën e kishte me golin e Pandovskit në minutën e 22-të. Shpresat për Turnovën që mund të arrin deri në finale i’a solli Georgiev në minutën e 81-të.

Lojat kthesë, pas të cilave do dihen finalistët e Kupës do luhen në 25 prill.

Marrë nga: makfax

Lajme të ngjashme

Back to top button