Prej nesër në Maqedoni do të ftohet moti me temperatura shumë të ulëta të mëngjesi që do të bien nën zero, informojnë nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike, njofton Portalb.mk.
Më ftohtë do të jetë të mërkurën ku temperaturat e mëngjesit do të bien në minus gjashtë gradë celsius.
Nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike paralajmërojnë se gjatë fundjavës së ardhshme temperatura minimale e mëngjesit do të jetë minus 3 gradë, ndërsa temperatura maksimale ditore do të arrijë në 20 gradë celsius.