Elmazi dhe Merko, akuza të ndërsjella për ndriçimin publik

Lavdrim Elmazi kryetari i degës së PDSH-së në Strugë nëpërmjet një komunikate dërguar mediave kërkon nga kryetari i komunës Ramiz Merko të njoftojë qytetarët se çfarë ka ndodhur me ndriçimin publik dhe përse ky shërbim u dha me koncesion në fund të mandatit të tij .

”Na lejoni në radhë të parë të përgëzojmë dhe njëkohësisht të mbështesim kompaninë e cila ka marrë në koncesion ndriçimin publik në Strugë që më në fund qyteti të shoh pak ndriçim të cilin në mënyrë të rregullt e paguajmë  çdo muaj. Qytetarët e Strugës paguajnë rreth 60.000 euro në muaj, rreth 720.000 euro në vit ose për 7 vjet qeverisje nga z.Merko qytetarët e Strugës kanë paguar rreth 5 milion euro” thekson Elmazi.

Për kreun e PDSH-së në Strugë  është komprometues fakti  për Komunën e Strugës ,kur dihet që kompania private e cila po bënë investime rrënjësore  parashikon të fitoj nga ky shërbim, ndërsa  Komuna e gjeti këtë investim, është paguar në mënyrë të rregullt dhe ka dalë gjithmonë me humbje financiare dyshon Lavdrim Elmazi. 

Nga ana tjetër ,kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko nuk ka dashur ti komentojë akuzat e PDSH-së, duke i cilësuar ato si të ulëta. 

“Me dhënien me koncesion të ndriçimit publik qytetarët përfituan një ndriçim modern dhe cilësor që nuk e ka asnjë komunë në vend sepse u futë një teknologji e cila kursen energjinë  dhe redukton  harxhimet  dhe padyshim kjo për mua është edhe një sukses personal sepse ne arritëm të gjejmë investitor për këtë qëllim. PDSH vazhdoni  të mundohet nëpërmjet manipulimeve dhe konstruksioneve  të vështirësojë jetën e qytetarëve siç ishte rasti me buxhetin, por një gjë tille ne nuk do ta lejojmë sepse do të bëjmë çdo gjë për të përmirësuar jetën e qytetarëve në cdo fushë ku kemi mundësi dhe pushtet” thekson Merko.

Ndërkohë Ramiz Merko edhe në këtë prononcim theksoi se puna e tij në krye të komunës është transparente dhe në shërbim të qytetarëve dhe të gjithë ata që dyshojnë për punën e tij tu drejtohen organeve kompetente.

Lajme të ngjashme

Back to top button