Strugë, 40 kallëzime për peshkim të paligjshëm

Më shumë se 40 kallëzime për gjueti të paligjshme të peshkut, kanë lëshuar inspektorët e Bujqësisë, në kuadër të kontrolleve të rutinës të bëra në Strugë dhe Ohër , gjatë kësaj periudhe konfirmojnë nga ky institucion.

Inspektorët, kanë realizuar më shumë se 400 kontrolle, në hapësirën e liqenit të Ohrit, si dhe në rrjedhën e lumit Drini i Zi.  Përveç kundërvajtjeve për  mosrespektimin e Ligjit  të peshkimit, inspektorët kanë lëshuar edhe padi penale për peshkim në kohën që në fuqi është ndalimi i tij. 

Fundjavën e kaluar në Ohër u asgjësuan 1.300 rrjeta peshkimi me gjatësi prej 52 kilometrash të cilat u dogjën publikisht në prezencën e ministrit ,Lupço Dimoski./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button