Koalicion i mundshëm mes partive opozitare?
Katër partitë opozitare, Të bashkuar për Maqedoninë, VMRO- partia popullore, Dinjiteti dhe Partia liberal demokrate u takuan sot në mesditë në Shkup, për të biseduar për një koalicion të mundshëm, pasi që LSDM-ja ngriti iniciativë për krijimin e një fronti të gjerë opozitar.
Pasi që këto parti realizuan takime veç e veç secili mes vete, sot ata i shqyrtuan mundësitë për të punuar së bashku në të ardhmen, me çka nuk përjashtohet koalicioni.
Motivet për bashkëpunim janë: rritja e varfërisë, bllokimi i integrimit euroatlantik dhe i marrëdhënieve ndërkombëtare etj. /portalb/