Rasti Detonator, ku janë gjetur aparatet për poker?
200 aparate për lojëra fati, në vlerë prej 2 milionë euro janë konfiskuar mbrëmë nga ana e MPB, si vazhdimësi e aksionit “Detonator”.
Policia ka kontrolluar pesë objekte në Kriva Pallankë dhe një në Koçanë, për të cilat ka pasur njohuri se janë përdorur nga ana e të burgosurve për të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në këtë aksion.
Në tri nga objektet të cilat nuk kanë qenë të regjistruara si objekte për organizim të lojërave të fatit, janë gjetur aparatet për poker, dy tavolina ruleti dhe disa armë dhe municion./portalb/





