Site icon PORTALB

Zaev: Zgjedhje të parakohshme parlamentare? Nëse do të ketë, rezultatet dihen

Zoran Zaev

Zoran Zaev

Nëse ka zgjedhje të parakohshme parlamentare, që tani do të dihen rezultatet. Maqedonia ka akoma për të punuar, duhet të punojmë me përkushtim, u përgjigj sot lideri i LSDM-së Zoran Zaev, në konferencën për shtyp në Shtabin qendror, në pyetjen për thirrjen e Gruevskit për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Lidhur me shumicën në Parlament, Zaev tha se beson se shumica në Parlament do të rritet, por edhe se kjo nuk do të thotë kalim nga një parti politike në një tjetër.

“Do të rritet shumica për reforma, për interesat e qytetarëve. Qytetarët nga ne presin përgjegjësi, punë, përkushtim. Zgjedhjet lokale janë shumë të rëndësishme, komunat janë shumë të rëndësishme për qytetarët.

Për koalicionin e Zijadin Selës me BESË-n, lideri i LSDM-së tha se ata nuk kanë ndryshime në qëndrime dhe se pozicioni i tyre në pjesën e zgjedhjeve e kanë prezantuar para zgjedhjeve.

“Sela bëri koalicion me BESË-n dhe disa parti tjera, kjo është zgjedhje e tyre. Ne jemi këtu që të punojmë në interes për të gjithë qytetarët, pa dallim të përkatësisë së tyre politike”, porositi Zaev.

Exit mobile version