Dieta në shtatzëni krijon fëmijë obezë

Gratë që gjatë shtatzënisë së tyre mbajnë dietë joadekuate apo konsumojnë ushqim të pamjaftueshëm kanë më shumë gjasa që të lindin fëmijë obezë (shëndoshje e tepërt) ose diabetikë, sugjeroi një studim shkencor. 

Kërkuesit e Universitetit të Mançesterit, në Britani, zbuluan tek delet se efektet e dhënies së një ushqimi të pamjaftueshëm tek nënat shtatzënë përfshinin disa modifikime gjenetike në trurin e foshnjës.

Sipas autorëve të këtij studimi, ka shumë gjasa që i njëjti fenomen të ndodhë edhe tek njeriu dhe kjo do të shpjegonte në masë të madhe se përse shumë binjakë zhvillojnë diabet të llojit të dytë në moshë të rritur.

Rasti i binjakëve është tipik sepse edhe duke mos mbajtur dietë, ushqimi i konsumuar nga nëna ndahet midis secilit, duke bërë që shpesh ai të mos jetë i bollshëm.

”Arritëm të zbulojmë se qengjat e lindur nga nënat që u trajtuan me pak ushqim gjatë shtatzënisë kanë një deformim në pjesën e trurit që rregullon marrjen e ushqimit dhe glukozën. Kjo bën që ata të jenë më të uritur në jetën e tyre dhe të kenë më shumë shanse për t’u prekur nga diabeti”, deklaroi Anne White, udhëheqëse e studimit.

Marrë nga: Top-channel

Lajme të ngjashme

Back to top button