MASH do ta shqyrtojë mendimin e të gjithë pjesëmarrësve në procesin arsimor
Ministria e arsimit dhe shkencës planifikon një projekt për shqyrtimin e mendimit të nxënësve, prindërve dhe arsimtarëve në procesin arsimor.
Objekt i hulumtimit nuk do të jetë objektivizmi gjatë vlerësimit dhe notimit të nxënësve, por aspektet e ndryshme për kualitetin mësimor, gjegjësisht, se sa janë nxënësit kreativë gjatë orëve dhe se cili është raporti mes arsimtarëve, nxënësve dhe prindërve.
-Nuk do të fokusohemi në vlerësimin e nxënësve, por ajo se çka mendojnë nxënësit për arsimtarët me të cilët kanë bashkëveprim të përditshëm, mendimi i tyre për materialet të cilat i përdorin, kushtet etj. E njëjta vlen edhe për arsimtarët, pasi që mendimi i tyre është shumë i rëndësishëm, si dhe për prindërit të cilët në mënyrë indirekte janë të përfshirë në procesin arsimor. Ideja nuk është që të sanksionojmë, por është për të mirën e Ministrisë, theksoi për mediumet ministri Pançe Kralev./portalb/





