Politika konstruktive shqiptare dhe ajo destruktive e fqinjëve në rajon

Shqiptarët në rajon janë duke zhvilluar politikë konstruktive, paqësore dhe kontraktuese. Kështu thuhet dhe kështu është. Gjithçka në rregull, sikur kësaj devize apo fryme t`i përmbaheshin fqinjët në rajon. Pra, pa u potencuar më asnjë rast roli i politikës tinëzare dhe publike destruktive nihilist e fqinjëve sllav dhe atij grek në rajon. Me të cilët kufizohen dhe përballën aktualisht shqiptarët tash e një shekull më parë, tani e 20-vjet rresht. 

Pa e potencuar vendosmërisht se respektimi në rajon, duhet të jetë i barabartë, i dy dhe i shumanshëm me të gjithë, në marrëdhëniet fqinjësore ekonomike, diplomatike, duke u mbështetur në të drejtën ndërkombëtare, respektin dhe mirëbesimin reciprok, në të gjitha fushatë e marrëdhënieve dy dhe më shumë-palë. Sidomos pas vitit 1999, kur rajoni i gadishullit Ballkanik doli nga një kasaphane gjenocidi dhe etnocidi serbomadh. I cili akoma nuk gjendët nën mbikëqyrjen e një rregulli rigoroz, siç ndodhë me shqiptarët nga ana e BE-së, (Brukseli) dhe qarqeve tjera ndërkombëtare të globalizmit botëror! 

Një zbatim krejtësisht tjetër shihet ndaj Serbisë, Maqedonisë dhe Bosnjës. Nuk vlen për kombin shqiptar më asnjë pjesë të shtrirjes së tij, tash e plotë 20-vet të pluralizëm, tash e 100-vjet nga krijimi i shteti të ndarë, Shqipërisë së okupuar dhe të ndarë Londineze mars-korrik të vitit 1913! As pas gjithë gjakderdhjeve, gjenocidit dhe etnocidit, të cilin e përjetuan dhe e pësuan shqiptarët në Ballkan, sidomos në 10-vjetshin e fundit të shekullit të kaluar. Situata në aspektin politikë dhe ekonomik rajonal fare pak apo aspak nuk është kah ndryshon. 

Secili politikan, i cili gjendët zyrtarisht ose gjysmë-zyrtarisht në SHBA, nga goja e tyre, fjalët e para dhe të fundit jan: “Shqiptarët në rajon udhëheqin politikë konstruktive”, që do të thotë krejtësisht paqësore! Duke u mohuar ose harruar sjelljet përulëse, kur vërtetë nuk vlerësohet gjendja aktuale, marrëdhëniet dhe raportet me shtetet fqinje, Serbinë, Greqinë, Malin e Zi, sidomos me Maqedoninë. Të cilat zhvillojnë politikë jashtëzakonisht destruktive, agresive dhe mjaft antishqiptare. Për këtë dëshmojnë faktet e zhvillimit të përditshëm të politikës të tillë agresive, mosmirënjohëse, me sjellje të vazhdueshme përmes asfalias, udbesë megalaideas, ideve milosheviqiane etj., kundra interesave, zhvillimit, prosperitetit, rirreshtimit dhe integrimit reciprok të shqiptarëve në rajon, BE dhe në botë! 

Politikat luftënxitëse, sidomos nga Serbia në veri të Kosovës dhe të njëjtës nxitje në Maqedoni, bënë që sjellja konstruktive e politikës shqiptare të jetë qesharake, përulëse dhe indiferente; ndaj copëtimit, pa ide për bashkim dhe krijim të një platforme, e cila do ta nxirrte popullin nga amullia dhe mashtrimet tjera, të cilat janë duke u kultivuar nga një politikë destruktive e një pjese të mirë të rajonit dhe të BE-së, me anim kah, Greqia, Serbia dhe Maqedonia! Primati i të cilave për shkak të politikave të udhëhequra agresive në gadishull, do të duhej të ishin të dënueshme të pa tolerueshme dhe të papranueshme për BE-në dhe bashkësinë ndërkombëtare! 

Edhe çfarë tjetër do të duhej të bënte Serbia pas katër luftërave (1991-1999). Edhe sa shkatërrime dëmtimi, gjenocidi dhe etnocidi, do të duhej t`i bënte kushdo qoftë për t`u dënuar të paktën një shekull, për t`mos i ardhur era shtet! Edhe sa do të duhej të vjedhë shteti grekë Evropën dhe popullin e vetë, për t`mos u dënuar për dëmin që ia sjell BE-së, shteteve të Kuintit, vetë Greqisë dhe fqinjëve përreth etj? 

Çfarë dëmi i solli populli shqiptar Evropës, për t`u krahasuar me këto vende të rajonit, madje për të mbetur më të varfëritë me një indiferencë, sikur të mos i takonin këtij kontinenti. Pa të drejtë lëvizjeje, tregtie të lirë, bashkim forcash për një zhvillim harmonik, bashkim dhe ribashkim para se të futet në BE, e cili po ashtu nga ish-shtetet superiore, shqiptarët u dëmtuan, duke iu dhuruar toka shteteve sllave dhe duke iuponuar, që gjysmën e popullsisë autoktone të syrgjynosët nëpër Azi, Afrikë Amerikë, Australi dhe Zelandën e Re, nga atdheu më i lashtë në botë! 

Më në fund, çka fshihet nga politika dhe diplomacia naive e politikanëve shqiptarë, të cilët me aq zell theksojnë: Citoj: “Shqiptarët në rajon luajnë rol konstruktiv”! Kurse asnjëherë nuk e theksojnë, të paktën ta thonë se këtë mirësjellje, fqinjët janë diametralisht duke e keqpërdor si në shekullin e XX , si sot! Ata këtë politikë e shfrytëzojnë për agresivitet dhe okupim të mëtejmë, të tokave të tyre. Pra, fqinjët në rajon pas gjithë hatave që ua shkaktuan shqiptarëve, vazhdojnë me të njëjtën politikë ndjekëse, agresive, shfarosëse, asimiluese!? 

Bashkësia ndërkombëtare, në veçanti Brukseli bënë sehire me atë çka ndodhë në Maqedoni, me veriun e Kosovës, nxitjen e luftës nga qarqe renegate serbe, greke e maqedonase. Kërkesat: “Aushvic për shqiptarë” duhet ta dijë Brukseli se çfarë do të thonë për një komb në këtë kohë?! Cili do të duhej të jetë reagimi i një Bashkësie ndërkombëtar, e cili mëton dhe pretendon që këto shtete, t`i edukojë në frymën e bashkëjetesës, komunikimit, zhvillimit pa inferioritet, pa ndjekje dhe pa ushtrim dhune! Në rajon po përdorën metodat më të vrazhdët mesjetare kundër një kombi, me vrasje, motive shfarosëse, kidnapime të programuara agresive fashiste! 

Prandaj, politika shqiptare është e mjegulluar me nënshtrime dhe luftë të ashpër për pushtet. Është duke penguar ecjen drejt bashkimit dhe ribashkimit, para se të shkohej në një Evropë vërtetë akoma të pa bashkuar, mjaft të frystruar, përçarë dhe mjaftë të polarizuar! Cilido politikanë shqiptar, i cili sot deklarohet se shqiptarët në rajon janë duke udhëhequr politikë konstruktive, (çka është e vërtetë për mendimin tim), nëse nuk e thotë në të njëjtën kohë; – se shtetet fqinje në rajon ndaj shqiptarëve sillën në mënyrë destruktive, madje si para një shekull, fortë gabon! Ky është nënshtrim, servilizëm, etje dhe vetëm etje për pushtet, pasurim dhe injorim të çdo gjëje kombëtare, historike dhe aktuale diplomatike të politikës dënuese për dështim! Ky pra na qenka roli konstruktiv i shqiptarëve, duke u strukur para rolit dezintegrues, agresiv dhe tejet destruktiv të fqinjëve në rajon. 

Lajme të ngjashme

Back to top button