Site icon PORTALB

Jehona deri në orën 17:00 është 43,83 për qind

Komisioni Shtetëror Zgjedhor

Sipas 99,21 për qind të të dhënave të përpunuara, jehona në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale deri në orën 17:00 në nivel të Maqedonisë është 43,83 për qind, kumtoi pasdite zëdhënësja e KSHZ-së, Lupka Guguçevska.

Guguçevska në konferencë për shtyp tha se votimi po vijon pa ndërprerje përveç në dy vendvotime, në komunat Butel dhe Shuto Orizarë ku ka pasur ndërprerje për shkak të defekteve teknike të UV llambave, por më gjatë se gjysmë ore, për çka edhe atje votimi do të përfundojë në orën 19:00.

“Të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë dhe votimi vijon pa probleme”, theksoi Guguçevska.

Deri te KSHZ-ja janë dorëzuar katër ankesa nga qytetarët të cilët nuk kanë qenë të regjistruar në Listën zgjedhore, por Komisioni i ka refuzuar sepse qytetarët kanë nxjerrë letërnjoftime pas përfundimit të kontrollit publik.

Exit mobile version