Taksistët bllokuan dy orë dhe presin përgjigje deri të premten
Ndonëse taksistët për sot paralajmëruan bllokadë të plotë të bulevardeve Partizanska dhe Ilindenska, udhëheqësit e protestit vendosën që t’i kursejnë qytetarët e pafajshëm, ndaj vetëm dy orë e bllokuan hyrjen në Kuvendin e qytetit dhe një pjesë të vogël të bulevardit “Ilindenska” – nga udhëkryqi me rrugën “Ruzveltova” deri te parku Zoologjik, dhe udhëkryqin para QT. “Mavrova.
Asociacioni i taksistëve nga kryetari i qytetit të Shkupit kërkoi që me shkrim, më së voni deri të premten, t’ju përgjigjet kërkesave të tyre, në të kundërtën, nëse nuk merren vesh në negociatat, të hënën paralajmëruan sërish protesta, me bllokada në hyrje të Kuvendit të qytetit.
Kryetari i qytetit Trajanovski ka lënë hapësirë për ndryshimin e disa pjesëve të vendimit, duke përfshirë edhe çmimin edhe lokacionet e taksistëve.
Ai parimisht nuk aprovoi kërkesën për kthimin e lokacioneve të taksistëve në bulevardet dhe stacionet e autobusëve, meqë për atë duhet të kërkohet aprovim nga MPB. Por, nuk përjashtoi marrëveshje të reja, vetëm nëse të gjitha kompanitë e taksive dalin me kërkesë të përbashkët.
Marrë nga: plusinfo





