Ndërmarrjet publike, dështim publik
Ndërrmarrjet publike në Shkup disa herë deri tani kanë marrë subvencione për t’i mbuluar humbjet. Për disa ajo u tregua si model i suksesshëm, por një pjesë e tyre punojnë me humbje.
Në raportin e fundit financiar që arriti në Qytetin e Shkupit për vitin e kaluar, Ndërmarrja Publike e Komunikacionit NPK, e cila subvencionohet nga Qyteti i Shkupit dhe mori donacion nga Qeveria për autobus të rinjë, vitin e kaluar e përfundoi me humbje prej 800 mijë eurove, ndërsa Parkingu i Qytetit ka humbje prej 150 mijë eurove. Drejtori i NPK-së, Misho Nokollov thekson se është i kënaqur që humbja prej 1.6 milionë euro e regjistruar në vitin 2010 është zvogëluar përgjysmë. Ai sqaron se pjesa më e madhe e humbjes ka të bëjë me shtrenjtimin e naftës.
Por në raportin e fundit të Entit shtetëror për revision është vërejtur se komunat duhet të marrin masa për rregullimin e gjendjeve me parkingjet dhe inspeksionet të kryejnë kontrolle të rregullta tek ndërrmarrjet të cilat ekonomizojnë me to për shkak të pagesës së parregullt të taksës komunale.
Kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski kërkoi nga drejtorët e ndërmarrjeve që të punojnë më me pak shpenzime.
“Subvencione do të ketë vetëm për NPK dhe ato subvencione mendoj se janë më të mëdha se vitin e kaluar, pak janë më të mëdha, nënkuptohet me ribalanc nëse ekziston nevoja ne do ta rrisim subvencionin për ta mbajtur këtë ndërmarrje në kondicion financiar”.
Ndërmarrjet publike të cilat janë nën drejtimin e Qytetit të Shkupit disa herë deri më tani kanë marrë subvencione për t’i mbuluar humbjet. Për disa kjo u tregua si model i suksesshëm dhe vitin e kaluar në llogaritë përmbyllëse tregoi rezultate monimale pozitive.





