Topalli, Maqedonia dhe Shqipëria marrëdhënie të shkëlqyera ndërmjet veti
Maqedonia në Shqipërinë gjen një mbështetës për rrugën e saj të anëtarësim në NATO. Dy shtetet mes tyre duhet të bashkëpunojnë, të ndihmohen që sa më shpejtë të bëhen pjesë e familjes evropiane, vlerësuan pas takimit të sotëm presidentët e Parlamentit maqedonas dhe shqiptar, Trajko Veljanovski dhe Jozefina Topalli.
“Me Shqipërinë kemi edhe një mik në NATO dhe gjithmonë prej saj kemi marrë mbështetje për anëtarësimin tonë në Aleancë. Së bashku kemi një rrugë për integrim edhe të Maqedonisë edhe të Shqipërisë në familjen evropiane, dhe jemi të bindur që së shpejti do vjen dita kur do jemi anëtare e saj. Ardhmëria e Maqedonisë dhe Shqipërisë është në Bashkimin Evropian, tha Veljanovski.
Homologija e tij Topalli konsideron se dy shtetet ne të kaluarën asnjëherë s’kanë pasur projekt më të mirë të përbashkët se sa ai i anëtarësimit në BE dhe NATO, dhe se duke ndërtuar besimin dhe marrëdhëniet të mira ndër-njerëzore këto dy shtete duhet të punojnë në interes të qytetarëve.
Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë shpreson që Maqedonia do të fiton sinjale pozitive nga Samiti i NATO-s në Çikago, sepse siç tha, atë e meriton.
“Shqipëria është mbështetëse e fuqishme e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. Me këtë rast dua ti përsëris fjalët e kryeministrit tonë Sali Berishës që tha se Maqedonia formalisht nuk është anëtare e NATO-s, por se me atë që e ka bërë me të gjitha reformat dhe angazhimet, tash më ajo është e tillë, deklaroi Topalli.
Pas takimit me homologun e saj Veljanovski, Topalli do të mbajë fjalim para deputetëve në Kuvendin Republikan të Maqedonisë.
Topalli do të takohet edhe me kryetarin e grupit parlamentarë të Kuvendit të Maqedonisë për bashkëpunim me Kuvendin e Shqipërisë, Orhan Ibrahimi.
Topalli gjatë ditës do të takohet edhe me presidentin Ivanov dhe kryeministrin Gruevski.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli po zhvillon një vizitë dyditore në Maqedoni me ftesë të homologut të saj maqedonas, Trajko Veljanovski.
Dje ajo takoi liderët e partive shqiptare BDI-së dhe PDSH-së, Ahmetin dhe Thaçin.
Komuna e Çairit e shpalli Topallin ‘Qytetare nderi’.