Site icon PORTALB

Limaj e Rama arrijnë marrëveshje për organizimin e “Kupës së Skënderbeut” në futboll

Limaj - Rama

Limaj - Rama

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj në takimin e djeshëm më kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ka propozuar organizimin e rregullt të “Kupës së Skënderbeut” në futboll me pjesëmarrjen e ekipeve nga vendet e rajonit, shkruan Indeksonline.

Pozitivisht këtij propozimi i është përgjigjur kryeministri, Edi Rama, i cili e ka vlerësuar si propozim të qëlluar organizimin e këtij turneu.
“Ideja është që çdo vit ekipet më të mira nga Kosova, Shqipëria dhe vendet fqinjë të organizojnë një turne të quajtur Kupa e Skënderbeut, ka thënë ndër të tjera  Limaj.

Zv/kryeministri Limaj ka thënë se deri në kohën e mbajtjes se mbledhjes së përbashkët e planifikuar të mbahet më 27 nëntor do të finalizohen të gjitha detajet për organizimin e këtij turneu.

Limaj ka zhvilluar një ditë më parë vizitë zyrtare në Shqipëri dhe ka zhvilluar takime të ndara me kryeministrin Rama dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.

Zëvendëskryeministri Limaj, është caktuar si përgjegjës për udhëheqjen e politikave ekonomike mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo detyrë i është dhënë Limajt me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror dhe mbikëqyrjes së zbatimit të marrëveshjeve të arritura dhe atyre që do të nënshkruhen në të ardhmen.

Exit mobile version