Ibra : Tani e kuptoj Mourinhon pse kritikon gjyqtarët kur luan me Barcen
Reagon sulmuesi i Milanit ,Zlatan Ibrahimovic ka thënë se tani ai e kupton shumë mirë, Jose Mourinho kur kritikon gjyqtarët pasi luan me Barcelonën duke thënë se ende nuk ka parë të akordohet penalti kur topi ende nuk ishte në lojë.
“Unë nuk e kuptoj pse ai e dha penaltinë e dytë, por unë tani edhe më shumë e kuptoj Mourinhon kur nervozohet gjatë lojës në Camp Nou. Unë nuk kam më se çfarë të flas, gjithçka është parë shumë qartë. Keni parë ju ndonjëherë të akordohet penalti kur topi ende nuk është në lojë?”.
“Janë më të fortit në botë, por ne mund të luajmë kundër tyre. Deri sa ata nuk e shënuan të dytin ne luajtëm mirë. Në fund, ne do të bëjmë gjithçka për të fituar ligën”, tha Ibra.
Marrë nga: info-kosova





