Obama: Republikanët duan të imponojnë ligjin e xhunglës

UASHINGTON- Presidenti amerikan, Barack Obama akuzoi sot kundërshtarët e tij republikanë se donin të impononin ligjin e xhunglës me një politikë ekonomike që do të favorizonte më të pasurit në kurriz të klasës së mesme. 

Shtatë muaj para zgjedhjeve presidenciale të 6 nëntorit, presidenti demokrat e bëri deklaratën e mësipërme gjatë një fjalimi në një konferencë të organizuar nga agjencia “Associated Press”. 

Qëllimi kryesor i fjalimit ishte hedhja poshtë e projekteve buxhetore të rivalëve të tij republikanë. 
“Nën maskën se kërkojnë të reduktojnë deficitin, ata kërkojnë të imponojnë një shndërrim radikal të vendit tonë”, deklaroi Obama, sipas fragmenteve të fjalimit të tij të transmetuar paraprakisht. 
“Bëhet fjalë as më shumë dhe as më pak për darvinizëm social”, theksoi presidenti amerikan, Obama. 

Marrë nga: balkanweb

Lajme të ngjashme

Back to top button