Site icon PORTALB

Meksika dhe Argjentina nuk e njohin pavarësinë e Katalonjës

Meksika dhe Argjentina janë për respektimin e integritetit territorial të Spanjës duke shtuar se nuk e njohin pavarësinë e Katalonjës.

Presidenti meksikan Enrike Penje Nieta shkroi në Tuiter se pret një zgjidhje të qetë dhe politike të krizës.

Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme  shprehet shpresë se me ndihmën e mjeteve kushtetuese do të zgjidhet problemi dhe do të garantohet integriteti  territorial i Spanjës. 

Exit mobile version