Barca në gjysmëfinale, sërish polemika për referim
Për dallim nga ndeshja e parë në ‘San Siro’ ku nuk u pa asnjë gol kjo e kthimit në ‘Nou Camp’mes Barcelonës dhe Milanit ishte krejt ndryshe pasi u panë plotë 4 gola në fitoren e Barcës 3-1. Qysh në minutat e parë të ndeshjes ishin vendasit ata që nisin sulmet, por zhvillohej minuta e 11-të derisa lojtari më i mirë në botë Lionel Messi ndalet në zonë të rreptësisë dhe akordohet penallti ndërsa në gol për 1-0 e shndërron vet argjentinasi.
Milan konsolidohet pasi me një kundërsulm Nocerino barazon në 1-1. Por ky barazim nuk zgjati as 10 minuta pasi gjyqtari holandez akordon një tjetër penallti, që do të nxitë debate të ashpra a ishte apo jo.
Messi realizon sërish për 2-1, por ky gol ndryshoi edhe rrjedhën e lojës pasi në pjesën e dytë pothuajse merr tërësisht nën kontroll lojën Barca, derisa Iniesta realizon për 3-1 në minutën e 53-të.
Barca siguron gjysmëfinale ndërsa do të takohet me të kualifikuarin nga takimi Chelsea – Benfica. /portalb