Sutash bleu Swedmilk-un
Më në fund u bë i ditur epilogu i qumështores së falimentuar Swedmilk. Kompania turke Sutash e bleu atë. Marrëveshja e shitblerjes është nënshkruar me Tutunska banka e cila ka qenë kreditori më i madh hipotekar në Swedmilk.
Kompania turke Sutash e ka blerë dhe edhe Euromilk-un, ndërsa planifikon investime shtesë në këto dy kapacitete. Në Swedmilk planifikon rindërtimin e kapaciteteve për prodhimin e djathit dhe kaçkavallit. Ristartimi i qumështores pritet për bëhet për gjashtë muaj.
Afera me falimentimin e Swedmilk-ut gjatë kohë ka tronditur Maqedoninë. Qumështorja shkoi në falimentim në mars të vitit 2009 me borxhe prej rreth 35 milionë eurove. Ndërsa fermerëve kooperantë, qumështorja u mbeti borxh mbi katër milionë euro.