Drejtoresha e Ballkanit perëndimor në Shërbimin evropian për punë të jashtme, Angelina Ajnhorst konsideron se edhe përkundër interesave fetare dhe interesave që kanë vendet e tjera të Ballkanit, BE-ja ka ndikimin më të madh në rajon.
“Duke parë përmes perspektivës, Unioni ka ndikim më të madh në Ballkan, mekanizma më të mirë, politikë më të mirë dhe mënyrën më të mirë që të realizojë rezultate konkrete”, theksoi Ajnhorst në konferencën kushtuar për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor, të organizuar në Qendrën për studimin e politikave evropiane (CEPS) në Bruksel.
Ai konstaton se Rusia ka tradicionalisht “lidhje shekullore” dhe interesa për rajonin e Ballkanit Perëndimor, siç ka edhe Turqia dhe disa vende të tjera.
“Ne nuk jemi aty sepse konsiderojmë se dikush tjetër do të vijë dhe do ta prishë çorbën, por sepse mendojmë se është e rëndësishme që njerëzit që jetojnë në rajon dhe ata në BE së bashku të punojnë për paqe dhe prosperitet”, konkludoi Ajnhorist.