Sfilatë fustanesh të bërë nga çokollata

Hapja e këtij evenimenti u bë më 30 mars në Cyrih të Zvicrës. Ky eveniment, i quajtur “Le Salon du Chocolat” për herë të parë u organizua në vitin 1994 në Paris dhe që atëherë është mbajtur në gjithsej 20 qytete në mbarë botën.

Përveç sfilatës së fustaneve të bërë nga çokollata, të pranishmit patën mundësi të degustojnë lloje të ndryshme çokollatash, si dhe të shohin se si bëhet çokollata.

Sfida më e madhe e dizajnerëve qëndron në faktin se temperatura e njeriut është diku rreth 37 gradë Celsius, ndërsa pika e shkrirjes së çokollatës është 33 gradë Celsius dhe kjo sfidë bëhet ende më e madhe pasiqë ndërmjet çokollatës dhe trupit të modeleve nuk ka ndonjë pëlhurë apo material tjetër.

Lajme të ngjashme

Back to top button