Bergant: NATO dhe BE-ja të vlerësojnë arritjet e Maqedonisë
Agjenda për Samitin e ardhshëm të NATO-s në Çikago akoma është në fazë të përgatitjes dhe nuk mund të thuhet nëse Maqedonia do të vihet në rend dite. Sllovenia konsideron se secili samit i Aleancës duhet të jetë edhe samit i zgjerimit dhe se Maqedonia duhet të valorizohet në pajtim me arritjet gjatë periudhës së kaluar, deklaroi sot ambasadori slloven, Alan Brajan Bergant.
“Qëndrimet tona janë shumë të qarta. Nuk do të donim që në Samitin në Çikago Maqedonia të merr ftesë nën referencën e përkohshme. Sa i përket, ndërkaq, përvojës sonë të keqe kur në Samitin në Madrid nuk morëm ftesë për anëtarësim por duhej të pritnim shtatë vite, qëndrimi ynë është se çdo takim i kreut të NATO-s duhet të jetë samit i zgjerimit”, tha Bergant, pas takimit me ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së në Maqedoni me presidentin Gjorge Ivanov.
Ai shtoi se kjo e njejta ka të bëjë edhe me anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe përkujtoi se gjatë Samitit të Unionit në dhjetor të vitit të kaluar ishte arritur marrëveshje që gjatë kryesimit danez në gjashtë muajt e parë të këtij viti të shqyrtohet çështja e Maqedonisë.
“Ne dëshirojmë që Maqedonia të vihet në rend dite dhe të gjitha shtetet t’i dëgjojnë momentet e reja që i kemi, e ai është aktvendimi i Hagës dhe fillimi i dialogut inkuadrues në nivel të lartë. Kjo do të thotë se Maqedonia shkon përpara. Shohim se ka përparim edhe sa i përket lirisë së mediumeve dhe fushave të tjra siç është lufta kundër korrupsionit. Mu për atë arsye edhe filloi dialogu inkuadrues në nivel të lartë për kapitujt 23 dhe 24. Duhet të valorizohen të gjitha kët arritje pozitive të Maqdonisë sepse për të gjitha shtetet duhet të kemi masa të njejta”, nënvizoi Bergant.
Marrë nga: Zhurnal