Todorov: Dorëheqje për drejtorët, nëse pacientët vetë i blejnë barnat
Ministri për shëndetësi, Nikolla Todorov, iu kërcënua me dorëheqje drejtorëve të institucioneve shëndetësore, në të cilët pacientët vetë do t’i blejnë barërat dhe materialet tjera mjekësore, duke i paralajmëruar kështu dispozitat e reja ligjore të cilat hyjnë në fuqi nga dita e enjte.
Sipas Todorov, në këtë ligj është futur një dispozitë, sipas së cilës drejtorët do të marrin paralajmërim, e më pas edhe do të përjashtohen nga pozita e drejtorit, në qoftë se vazhdojnë t’i detyrojnë pacientët që vetë t’i blejnë barërat.
Por, ministri nuk u përgjigj në pyetjen se pse deri më tani nuk është praktikuar një gjë e tillë, pasi që kthimi i pacientëve ndalohet edhe me ligjin i cili tani është në fuqi.
-Ka qenë e ndaluar, mirëpo nuk ka ekzistuar një dispozitë sipas të cilës drejtorët janë shkarkuar nga pozita e tyre. Me futjen e këtij sistemi, pritet që kjo dukuri të zvogëlohet.-tha Todorov.
Sipas tij, ky është një problem shumëvjeçar i shëndetësisë në Maqedoni dhe në këtë mënyrë do të zvogëlohen kompensimet nga fondi dhe ato të holla do të shpenzohen për nevojat e institucioneve shëndetësore.
Marrë nga: plusinfo