Grekët kursejnë edhe në seks!

Qëkur i ka goditur kriza ekonomike dhe masat e kursimit, grekët po kursejnë edhe në seks. Kështu ka treguar një hulumtim, rezultatet e të cilit i ka transmetuar Euronews.

Urologët në Athinë kanë hulumtuar 600 meshkuj dhe femra dhe shprehitë e tyre në dhomën e gjumit, ndërsa kanë gjetur lidhshmëri ndërmjet masave të kursimit dhe dëshirës për marrëdhënie seksuale.

Rreth 30 për qind e të anketuarve kanë thënë se kriza ka pasur ndikim të madh në jetën e tyre seksuale, ndërsa 34 për qind kanë pohuar se problemet ekonomike kanë zvogëluar dukshëm oreksin e tyre seksual.

“Problemet financiare dhe aktiviteti seksual janë të lidhur. Kur jeni në depresion, sepse nuk keni para, nuk keni punë, nuk shihni të ardhme më të mirë… këto ndjenja depresive, melankolike, zvogëlojnë dëshirën tuaj për seks”, ka shpjeguar kryetari i Institutit për andrologji në Athinë.

Marrë nga: Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button