Site icon PORTALB

Autoritetet belge kanë ndihmuar që të lirohet organizatori i sulmeve në Paris dhe Bruksel

Bruksel

Bruksel, ilustrim

Hetim i Parlamentit belg për sulmet e ndërlidhura terroriste në Paris dhe Bruksel në vitin 2016 dhe 2017, ka konfirmuar se belgu me origjinë marokene, Usama Atar është koordinatori më i sigurt i grupit që i ka kryer sulmet.

Atar është arrestuar në qytetin Ramadi në Irak në vitin 2005 si luftëtarë islamik, por Belgjika dhe numri më i madh i organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si Amnesti Interneshënël dhe Kryqi i Kuq kërkojnë lirimin e tij nga burgu, duke pohuar se i burgosuri vuan nga kanceri. Sot, Atar është në arrati, pasi që me vite ka luftuar në radhët e Shtetit Islamik (SHI) dhe ka organizuar sulme në Evropë.

Mediat belge raportojnë se Ministria e Punëve të Brendshme nuk i ka shpjeguar Parlamentit pse ka kërkuar intervenim diplomatik për lirimin e Atarit nga burgu Abu Graib në Irak, ku fillimisht është dënuar me 25, e pastaj me 10 vite burgim.

Në burgjet në Irak, Atar gjoja është njoftuar me Abu Bakër al Bagdadi, i cili më vonë u bë udhëheqës i SHI-së. Autoritetet belge kanë ndihmuar që Atar të lëshohet nga burgu, e pastaj pas një kohe të shkurtër të arrestohet në Belgjikë në vitin 2012, pas së  cilës islamikut i është humbur çdo gjurmë. 

Exit mobile version