S’ka pajtim, opozita nuk kthehet në seancë
As mbledhja e sotme me Kryesisë së Kuvendit nuk ka bindur partitë opozitare që të ndërpresin bojkotin e tyre dhe të kthehen në seancat e rregullta të Kuvendit. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Ismet Beqiri, ka thënë se partia e tij dhe ato tjera opozitare nuk e kanë ndërmend të kthehen në Kuvend pa u hequr nga rendi i ditës edhe Ligji për Bankat, i cili sipas tij duhet t’i kthehet Qeverisë për rishqyrtim.
Në të njëjtën linjë është edhe AAK që sipas Ardian Gjinit ka kërkesa të njëjta në këtë drejtim.
Sidoqoftë përkundër këtyre bojkotimeve i shqetësuar aspak nuk duket Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, i cili ftoi opozitën që të kthehet në Kuvend pasi përndryshe sipas tij puna do të vazhdoi.
“Ne kemi kuorumin e nevojshëm, seancat do të vazhdojnë por opozita nuk duhet të zgjedh rrugën e bojkotit”, ka thënë Grabovci.
Sot për mediat nuk ka folur Kryeparlmentari Jakup Krasniqi, por bëhet e ditur se séance e ardhshme do të mbahet pasnesër derisa në rend dite do të jetë edhe një raport i Ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi lidhur me kidnapimin e dy policëve të Kosovës nga Serbia ditë më parë. info-kosova