Site icon PORTALB

Raundi i dytë i zgjedhjeve nuk pengon javën e 12-të në futboll

Alen Jasharovski në duel me Nehar Sadikin e Rabotniçkit

Alen Jasharovski në duel me Nehar Sadikin e Rabotniçkit

Edhe pse të dielën do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në vendin tonë, kjo nuk është parë si pengesë për zyrtarët e Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), që të zhvillohen ndeshjet të cilat janë të parapara të luhen të shtunën dhe të dielën.

Pikërisht në ditën e procesit zgjedhor, janë katër ndeshje të caktuara të luhen të dielën me derbin e vogël të qytetit të Shkupit, ku Rabotniçki i këndellur e pret Shkupin qe u është kthyer fitoreve, Shkëndija që kishte pësuar disfatë në Strumicë nga Akademija Pandevi është mysafire e Pobedës në stadiumin e “famshëm” të fshatit Mogilla. Sileksi që kishte marrë fitore me përmbysje të rezultatit në Manastir, takohet me Vardarin që ka shijuar dy disfata të njëpasnjëshme. Ndërsa “Skopje” që ende nuk e ka shijuar fitoren do të përballet me Pelisterin.

Ndeshja e vetme që luhet të shtunën është përballja në mes Renovës dhe Akademija Pandevit, ekipe këto që kanë një ecuri pozitive në tri ndeshjet e fundit, duke shënuar nga dy fitore dhe një barazim. /Portalb.mk/

 

Exit mobile version