Për vdekjen e tim biri, nuk do të ketë drejtësi, thotë Xhevair Jashari, babai i Muhamedaliut të vrarë
“Drejtësi do të kishte nëse djali im do të ishte i gjallë e i atyre i vdekur, drejtësi do të kishte, burgim do të kishte, dënim të madh, kurse pasi është nga ana jonë shqiptar i vrarë, maqedoni kalon shumë lehtë, unë nuk e them, por faktet e tregojnë të veten”, deklaroi Xhevair Jashari, babai i Muhamedali Jasharit nxënësit që para një viti u vra në momentin kur po shpëtonte shokun e vet maqedonas prej sulmit fizik, nga një grup nxënësish.