Kujdes Rihanna, po vjen Rita!

Ky është titulli me të cilin gazeta zvicerane ‘20 Minuten Online’ ka shkruar një artikull në të cilin bën krahasime mes të famshmes Rihanna dhe yllit në ngritje, Rita Ora.

Te origjina e Ritës shkruan se ajo ka prejardhje nga Kosova dhe jeton në Londër, ndërsa për Rihannan tregon prejardhjen nga Barbadosi.

Sa i përket dukjes për këngëtaren shqiptare thuhet se flokët bionde i ka tipar dallues, ndërsa edhe Rihanna kohët e fundit i ka pasur bionde, por tash i ka bërë sërish të zeza.

Reperi Jay-Z, ishte njeriu që e ngriti Rihannan, ndërsa sipas 20 Minuten Online, ai ka vendosur që t’i ofrojë Ritës këngë që janë shkruar për Rihannan. “Me sa duket ai do të zëvendësojë Rihannan me Rita Orën”- shkruan gazeta.

Spekulimet se krijuesja e hitit “Umbrella” është kthyer në krahët e Chris Brown, i cili e sulmoi fizikisht në vitin 2009, kanë bërë që Jay-Z të jetë i zhgënjyer me Rihannan.

Marrë nga: Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button