Site icon PORTALB

Sulmohen emigrantët në Greqi

Ilustrim

Persona të panjohur kanë sulmuar emigrantë në afërsi të portit të ri të qytetit Patra, në Peloponez.

Sipas informatave të para, emigrantët, të cilët përkohësisht janë vendosur në një fabrikë në afërsi të portit, janë sulmuar, me ç’rast tre persona janë lënduar dhe gjenden në spital.

Në vijim është hetimi për incidentin, me ç’rast policia ka arrestuar disa persona. Rreth portit ka prani të përforcuar të policisë, pasi ekziston pakënaqësi e madhe kundër emigrantëve.

Exit mobile version