Site icon PORTALB

Mbi një mijë persona me infektim bakterial kanë kërkuar ndihmë në repartin infektiv në Gostivar

Mbi një mijë persona me temperaturë të rritur, plogështi dhe shtrëngime barku në katër ditët e fundit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në repartin infektiv të Spitalit të Përgjithshëm ” Ferid Murad” në Gostivar, transmeton MIA.

Vëllimi i rritur i punës i ka përmbushur kapacitetet e repartit infektiv, ndërsa udhëheqësia e spitalit ka vendosur t’i shfrytëzojë kapacitet nga repartet e tjera.

“Në dy javët e fundit te ne është evident numri i rritur i pacientëve të cilët kanë fotografi të ngjashme klinike dhe simptoma të vjelljes, lodhjes dhe temperaturë të rritur. Në tre ditët e fundit, ndihmë nga reparti jonë kanë kërkuar edhe nga 150 pacientë në ditë. Nga analizat e gjakut fituam rezultatet se bëhet fjalë për infeksion bakterial. Sot situata është më e qetë dhe numri i pacientëve është zvogëluar, por megjithatë kemi vëllim të rritur të punës”, theksoi dr. Ratko Naumovski, infektolog i repartit.

Ai konfirmoi se pjesa më e madhe e pacientëve pas terapisë së marrë ndjehen më mirë dhe nuk kthehen në trajtim shtesë. Tani për tani nuk ka pasur pacientë me fotografi më të rëndë klinike.

Nga udhëheqësia e spitalit theksojnë se po mobilizohen të tejkalohet situata me mungesën e shtretërve të spitalit në repartin e infektologjisë. Për këtë nevojë, pacientët pranohen në repartin për fëmijë, gjinekologjik dhe intren. 

Exit mobile version