Avokati i Popullit ka filluar të hetojë për importin paralel të barnave dhe hamendësimin e ndërmarrjeve të huaja se 40% e barnave të importuara janë të falsifikuara. Siç njoftojnë nga “NOVA TV“, Avokati i Popullit tashmë është drejtuar në Agjencinë e Barnave “Mallmed” ku kanë kërkuar burimin e këtyre barnave, prejardhjen e tyre, si kanë hyrë, si transportohen dhe si ruhen. Të njëjtat pyetje i kanë drejtuar edhe te barnatoret, njofton Portalb.mk.
Memeti theksoi se në veçanti do të interesohet edhe për atë se furnizimet e barnave a shkojnë nëpërmjet Këshillit të Furnizimeve Publike, nëpërmjet cilit “qeveria paraprake ka kontrolluar firmat”.
Reagimi i Avokatit të Popullit erdhi pasi që në media u fillua të hetohet për importin paralel të barnave kurse reagim erdhi edhe nga Asociacioni i Diabetit të Fëmijëve “Balans MK” të cilët dyshonin në cilësinë e insulinës.
Asociacioni i Ndërmarrjeve të Huaja Inovative në Maqedoni “Farmabrend nova” ka dyshime se 40% e barnave nga importi paralel janë të falsifikuara. Sipas të dhënave të “Mallmed” vitin e kaluar rreth 70% e barnave nga importi paralel janë dedikuar për mjekim spitalor, kurse 30% e tyre janë marrë me receta në barnatore.
Barnat e importit paralel janë ato të cilat nuk vijnë drejtpërdrejt nga prodhuesi por nga vendi i tretë i prodhimit të tyre kurse drejtimi i transportit të tyre shpesh herë nuk dihet.
Qeveria e kaluar e Maqedonisë, në vitin 2012 pati vendosur që kjo mënyrë e importit të barnave të ul çmimin e barnave. Por, në vend se nga shtetet e Bashkimit Evropian, ku ka kritere të larta për import paralel, u vendos që barnat të merren nga Turqia dhe Rusia. Ndërkaq, Turqia e ka të ndaluar importin paralel të barnave në shtet.
“NOVA TV” ka vërejtur të dhëna se si tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë kanë marrë barna vdekjeprurëse.
Shenjat e para të mangësisë së importit paralel të barnave në Maqedoni u shfaqen që kur të sëmurët me diabet ankoheshin për problemet e tyre, si pasojë se insulinat me të cilat furnizoheshin nuk kishin efekt.