Site icon PORTALB

Një qytezë në Katalonjë shpalli pavarësi nga Spanja

Katalonja

Katalonja

 Qyteza Belpuxh në rajonin spanjoll Katalonjë mbrëmë kumtoi se ka shpallur pavarësi të Katalonjës nga Spanja.

Edhe pse këshillat e një numri të madh të qyteteve dhe fshatrave tjera sollën deklarata të ngjashme, këshilli në Belpuxh konsiderohet se është i pari që ka vendosur për një hap të tillë, i cili vjen në periudhën e tensioneve të përforcuara midis autoriteteve në Madrid dhe Barcelonë rreth hapave të ardhshme.

“Belpuxh është qyteti i parë ku është shpallur pavarësia”, kumtoi televizioni katalanas 324. Këshilli i qytetit  festoi me shampanjë pas shpalljes së pavarësisë së Katalonjës.

Qyteza gjendet njëqind kilometra në perëndim të Barcelonës dhe është përfshirë në fushatën e cila organizohet nëpër tërë Katalonjën, ku këshillat e qytetit janë thirrur të votojnë për pavarësi. Parlamenti katalanas duhet të mblidhet sonte, ku do të mbajë fjalim kryetari i Qeverisë, Karles Puxhdemon, nga i cili pritet t’i paralajmërojë hapat e mëtutjeshme ndaj shkëputjes së planifikuar të Spanjës

Exit mobile version