Tarçullovski: 5000 eurot mi ka dhënë LSDM-ja

Kandidatët për kryetarë të Komunës së Kisella Vodës, Johan Tarçullovski nga radhët e VMRO-DPMNE-së si dhe Filip Temellkovski nga LSDM, dje të ftuar në emisionin “Samo vistina” (Vetëm e vërteta) në TV “Kanal 5” kanë folur edhe për 5000 eurot që kandidati Tarçullovski ka marrë për 8 vjet radhazi, njofton Portalb.mk.

Tarçullovski ka thënë se 5000 eurot janë marrë nga LSDM-ja.

“8 vjet na ka ndihmuar shtetit, si shumë familje tjera. Kush duhet tjetër të na ndihmojë apo duhet të presim që një shtet tjetër të na jep para? Kur të mbarojë i tërë tregimi të shohim se si i kemi borxh një shteti tjetër? Të gjithë shtetet, të akuzuarit e Hagës i kanë ndihmuar. Marrja e 5000 eurove është vendim i Qeverisë, i LSDM-së, sepse ajo na i dha në fillim e më pas VMRO-DPMNE-ja e ka vazhduar”, tha Tarçullovski.

Pëndryshe, ditë më parë mediat publikuan dokumentin që tregoi se gjatë vitit 2011, me vendim të Qeverisë së Maqedonisë, nga buxheti i Ministrisë së Drejtësisë janë ndarë nga 5000 euro në muaj për Tarçullovskin, apo në total 60 mijë euro në vit.

Por skandali me Tarçullovskin shkoi duke u thelluar, pasi që  Sonja Tarçullovska, bashkëshortja e Tarçullovskit, përmes një letre të hapur e ka pranuar se qeveria VMRO-BDI i ka dhënë nga 5.000 euro në muaj dhe se këto para janë marrë për 8 vjet radhazi.

Në lidhje me këtë rast, zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski e konfirmoi autenticitetin e këtij dokumenti duke thënë se po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

Ndryshe, Johan Tarçullovski, kandidati për kryetar komune në Kisella Vodë nga radhët e VMRO-DPMNE-së, ishte i dënuar për krime lufte, në prill të 2014-s u lirua nga burgu në Gjermani, pasi ka përfunduar 2/3 e burgut që ka qenë kusht për lirimin e tij të parakohshëm ndërsa ka vuajtur dënimin për masakrën e Lubotenit në vitin 2001 ku ishin vrarë shtatë civilë shqiptarë. Ai u burgos më 15 mars të vitit 2005 dhe nga 12 vitet burg të caktuara nga Gjykata e Hagës ai vuajti 8 vite.

LEXO: Shkup, reagime të ashpra për skandalin me të dënuarin për krime lufte Tarçullovski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button