Ka mundësi që Grujovski dhe Boshkovski të mos ekstradohen nga Greqia

Afati katërdhjetëditor për të cilën nga Gjykata Penale në Shkup thonë se do ta kompletojnë lëndën për ekstradimin e të arratisurve, Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski, përkon me një dhjetorin, për kur është caktuar seanca e radhës në Selanik në të cilën ish agjentët e DSK-së duhet të gjykohen për falsifikim të pasaportave me të cilat kanë dashur të ikin nga Greqia në Hungari, njofton Portalb.mk.

Besa Arifi, profesore e asociuar në Universitetin e Evropës Jug-Lindore
Besa Arifi

Më 1 dhjetor, mund të ndodh që ata të mos gjykohen në Greqi, por edhe të mos ekstradohen në Maqedoni, nëse deri atëherë, Ministria e Drejtësisë lëndën për Grujovskin dhe Boshkovskin nuk e ka kompletuar, përkthyer dhe dërguar në Greqi.

Atëherë, autoritetet gjyqësore greke nuk do të kishin bazë për ekstradim të agjentëve në Maqedonisë ose do t’ua vazhdojnë paraburgimin ekstradues, nëse nuk janë plotësuar më së paku dy kushtet e rëndësishme, thotë profesoresha Besa Arifi për SDK.

“Këshilli Penal në Gjykatën Themelore Shkupi 1, patjetër duhet të veprojë shpejtë që ta formojë lëndën. Gjykata Themelore Shkupi 1 duhet të shpejtojë që ta vlerësojë akuzën për “Target” dhe “Fortesa” për përgjimin masiv, e cila ende nuk është vlerësuar. Atëherë të akuzuarit Grujovski dhe Boshkovski do të jenë të akuzuar edhe formalisht, ndërkaq Ministria e Drejtësisë në shkrimin zyrtar për ekstradimin e tyre do të shkruajë se Gjykata i kërkon për kontroll kryesor gjyqësor. Kështu, varet statusi i tyre. Për çfarë i kërkojmë ne, për hetim? – Hetimi ka mbaruar. Për gjykim? – Jo, akuza nuk është vlerësuar. Rrezikojmë që autoritet greke të mos kenë bazë për ekstradim në Maqedoni”, thotë Arifi.

Ajo rikujton se ekstradimi nuk jepet për çfarëdolloj lënde, por për vepra të rënda dhe ne patjetër duhet të tregojmë se lënda është në fazë të përparuar.

“Atë patjetër duhet ta bëjë Gjykata Themelore Shkupi 1. Por, sipas afatit maksimal prej 40 ditëve që e jep, shihet se nuk dëshiron që ta bëjë. Nuk guxojnë që gjykatësit të cilët i kompletojnë lëndët dhe gjykatësi ose gjykatësit të cilët e vlerësojnë akuzën të paramendojnë që ta zvarrisin procedurën. Greqia edhe nuk ka obligim për ekstradim të Grujovskit dhe Boshkovskit. Por ne formalisht patjetër duhet t’i plotësojmë kushtet për shtetin nga i cili kërkojmë që të akuzuarit t’i ekstradojë në Maqedoni. Ne duhet të dëshmojmë se këto persona janë të akuzuar dhe i kërkojmë për fazën e gjykimit”, thotë Arifi.

Ndryshe, arrestimi i ish-shefave të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) të Maqedonisë, Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski në Greqi  mund të ekstradohen deri në fund të nëntorit kurse deri më atëherë do të jenë në paraburgim në Greqi. Në lidhje me këtë nga zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski u shpreh se ka pritshmëri se procedura e ekstradimit do të ndodh varësish kërkesave dhe standardeve ndërkombëtare, transmeton Portalb.mk.

Grujovski dhe Boshkovski, kur Gjykata e Apelit u caktoi masë paraburgim, janë të pakapshëm për policinë e Maqedonisë, me siguri duke u fshehur me identitete të rrejshme. Boshkovski dhe Grujevski akuzohen nga PSP-ja në rastet “Fortesa”, “Target” dhe “Fortesa 2″. Gjykata e Apelit në Shkup vendimin për paraburgimin e tyre e dha më 18 korrik, por ai nuk hyri në fuqi menjëherë pasi që pritej vendimi i Gjykatës së Lartë, e cila vendimin e shpalli më 26 korrik rreth orës 14. Procedura e nevojshme për vendim të arrestimit nga MPB zgjati 7 orë, kohë e mjaftueshme që ata të arratisen. Të dy, pas arratisjes 4-mujore u arrestuan më 19 tetor në Aeroportin e Selanikut me identitetet Hristo Atanasov dhe Nexhbi Hasan.

Grujoski është i akuzuar për vepra penale “shoqërim kriminel”, “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit” dhe “falsifikim të dokumenteve”, ndërsa Nikolla Boshkovski akuzohet për vepra penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “falsifikim të dokumenteve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button