United prek titullin

Manchester United ka mposhtur Blackburnin me rezultat 2-0, për të zgjeruar kështu diferencën me rivalin e drejtpërdrejt për titull, Manchester Cityn.
Ishte kjo një fitore e arritur me vështirësi nga Djajtë e Kuq, të cilët i dhanë shpresa rivalit lokal deri në minutat e fundit.
United nuk arriti golin në pjesën e parë, përkundër dominimit, duke e lënë dilemën e fituesit për fund të takimit.
Në minutën e 81-të, Antonio Valencia zhbllokoi gjithçka për të realizuar për 1-0, para se edhe Ashley Young të shënonte për 2-0 dhe rezultatin përfundimtar (86’).
Me këtë fitore Manchester United ka pesë pikë më shumë se sa Manchester City dhe matematikisht shtatë javë pa përfunduar sezoni në Ligën Premier, mund të thuhet se vështirë se City mund t’ua marrë titullin nga dora Djajve, kur kemi parasysh se City i shkon Arsenalit në derbin e fundjavës së ardhshme. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button