Site icon PORTALB

Manastir, Taleski dhe të punësuarit e pritën kryetaren e re të komunës me qilim të kuq (FOTO)

Sot në ora 10:00 është kryer akti i pranim-dorëzimit të funksionit kryetar i Komunës së Manastirit, njofton Portalb.mk.

Të punësuarit përpara ndërtesës së komunës e kanë pritur kryetaren e re të Manastirit, Natasha Petrovska me qilim të kuq, ndërkaq kryetari në ikje, Vlladimir Taleski ka pasur takim ku edhe ia ka dorëzuar kryetares së re “çelësat” e komunës.

Taleski tha se ky është moment historik për Komunën e Manastirit pasi që për herë të parë një grua dhe njeriu i parë i komunës ka marrë aq shumë vota (31.000). Ai shtoi se Manastiri gjen përsëri forca dhe kapacitete për demokracinë, ndërkaq Petrovskën e ka porositur që të jetë kryetare për të gjithë qytetarët.

Nga ana tjetër Petrovska deklaroi se do ta përdor tërë energjinë dhe diturinë për t’u përkushtuar në interes të Manastirit.

Exit mobile version