Senati amerikan miratoi pako të ndihmës urgjente me vlerë prej 36,5 miliardë dollarë me qëllim që, mes tjerash, t’i ndihmohet edhe Portorikos, i cili u shkatërrua nga uraganët.
Për pakon financiare kanë votuar 82 anëtarë të Senatit, ndërsa 17 kanë qenë kundër.
Senati i ka përcjellë masat deri te presidenti Donald Tramp, i cili pritet t’i miratojë.
Duke e përfshirë pakon e ndihmës, Kongresi deri tani ka ndarë më shumë se 50 miliardë dollarë për të rrezikuarit në këtë sezon të uraganëve.