I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në Neës24 të gazetares Eni Vasili, ish kryeministri Sali Berisha është pyetur ndër të tjera edhe për akuzat e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ka thënë ndër të tjera se Berisha ka blerë ish oficerin e policisë Dritan Zagani, pasi i ka dhënë tokë në Orikum këtij të fundit, njofton Ballkan Web.
“Kjo nuk është e vërtetë, pasi ne u jepnim oficereve parcela për strehim dhe kjo nuk ka qenë vetëm për Dritan Zaganin por për gjithë ushtrinë pa diskriminim. Nuk e kam njohur kurrë Dritan Zaganin. Atë e kam njohur për herë të parë kur u publikua në media. Nuk kam asnjë lidhje me të”- tha Berisha.