Betime Zylali dhe Arta Memedi prezantohen denjësisht në ‘Top Fest’

Betime Zylali dhe Arta Memedi dy këngëtaret e reja mjaft të talentuara dhe me shumë perspektivë për të ardhmen nga Struga dhe Gostivari u prezantuan denjësisht në puntatat e para të festivalit ‘Top Fest’  që zhvillohet në kujdesin e ‘Top Channel’,  televizionit më të madh në Shqipëri. 

Betimja dhe Arta në këtë eveniment u prezantuan me duetin ‘Falë Zotit’ këngë e kompozitorit strugan Vullnet Ibraimit, tashmë mjaft i suksesshëm në skenat mbarë shqiptare nga Struga.

Aktualisht Arta dhe Betimja studiojnë në drejtimin muzikë në Fakultetin e Arteve në USHT.

Siç pohojnë vetë këngëtaret e reja me artin e këndimit kanë filluar të merren që në moshë fare të vogël.  Betimja ka qenë një zbulim i programin televiziv ‘Star Akademi’ duke arritur deri ne gjysmë finale të këtij kompeticioni në organizim të ‘Tv Klan’ para disa vitesh.

Ndërkohë më vonë ka vazhduar të marrë pjesë edhe në aktivitete të tjera kulturore në vend dhe më gjërë. Në festivalin ”Nota Fest” edicioni i vitit  2010 vlerësohetet si debutuesja më e mirë e këtij aktiviteti.

Arta Memedi është vlerësuar në një sërë aktivitetesh kulturore ku ka performuar që në moshë fare të njomë. 

Synim i tyre i rradhës për të bërë wndrrwn realitet është Shqipëria,Tirana. 

Kënga ka mesazh pozitiv dhe flitet për një dashuri me fund te lumtur.

Lajme të ngjashme

Back to top button