Site icon PORTALB

Gjithnjë e më shumë akuza për abuzim seksual në Europrlament

Parlamenti Evropian

Një grup deputetësh nga Parlamenti Evropian sot kërkuan hetim të jashtëm pas akuzave prej dhjetëra grave, të cilat Europarlamentin e përshkruan si “shtrat të abuzimit seksual”.

Deputetët kërkuan edhe formim të bordit të posaçëm i cili duhet t’u ndihmojë viktimave të abuzimit seksual, ndërsa sulmuesit të nxirren para drejtësisë, transmeton MIA.

Kërkesa për hetim vjen pas storjes hulumtuese të “Sandej tajms”, ku u theksua se disa asistente në Eurparlament kanë qenë viktima të prekjeve të papërshtatshme dhe shqetësimeve seksuale verbale, ndërkaq një grua deklaroi se ka qenë e detyruar të shikojë derisa një eurodeputet ka masturbuar.

Mes akuzave janë edhe se një eurodeputet gjerman e ka “prekur nga mbrapa” viktimën, ndërsa një tjetër i ka dërguar fotografi të pahijshme dhe porosi tekstuale gjatë natës.

Deri më tani për forma të ndryshme të abuzimit seksual janë ankuar 87 gra dhe gjashtë burra, publikoi “Politiko Jurop”.

Viktimat deklaruan se ato janë shikuar si “copë mishi”, ndërsa nuk i kanë paraqitur në polici për shkak druajtjes se do ta humbin vendin e punës. Ata pohojnë se eurodeputetët e akuzuar “nuk përgjigjen para askujt”.

Politiko ngriti edhe ueb faqe të posaçme në të cilën viktimat, nëse dëshirojnë, mund t’i ndajnë përvojat e tyre dhe t’i akuzojnë abuzuesit. Mes akuzave është edhe se nga disa prej tyre janë kërkuar shërbime seksuale në këmbim të dokumenteve apo marrëveshjes për punë.

Mes të akuzuarve është edhe ish ministri francez i Mjedisit Jetësor Iv Koshet, edhe pse tani për tani emra të abuzuesve nuk janë publikuar.

Kryetari i Eruoprlamentit, Antonio Tajani dje deklaroi se është “në shok” pasi ka kuptuar për akuzat. Ai shtoi se abuzimi tani mund të paraqitet në këshill të posaçëm këshillëdhënës dhe shtoi se do të punojë në “përforcimin e vetëdijes për instrumentet ekzistuese” në raste të tilla.

Exit mobile version