Ministri Popovski u takua me Dimas, s’dihet për çfarë është biseduar
Ministri Popovski u takua me Dimas, s’dihet për çfarë është biseduar
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki prej ditës së djeshme e deri të dielën qëndron për vizitë disaditëshe në Bruksel.
Popovski gjatë ditës së parë të vizitës së tij në Bruksel krahas pjesëmarrjes në takimin e ministrave të punëve të jashtme të venedeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate me ftesë të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri Ketrin Eshton, u takua edhe me kolegun e tij grek Stavros Dimas.
Tani për tani nuk ka informata zyrtare se për çfarë është biseduar mes Poposkit dhe Dimas.
Sipas paralajmërimeve ministri Popovski sot do të takohet edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Spanjës Hoze Garsia Marfil, të Qiptos – Erato Markulis dhe atë të Serbisë – Vuk Jeremiq, si dhe me këshilltarin në Shërbimin evropian dhe lehtësues në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës – Robert Kuper.