Subjektet afariste në vitin 2010 kanë realizuar qarkullim prej 13 miliardë euro

Subjektet afariste në Maqedoni nga sektori jofinanciar kanë realizuar qarkullim më të madh për 9.6 për qind dhe si dhe të vlerës së shtuar për 8.9 për qind në krahasim me vitin e kaluar, bëri të ditur sot Enti shtetëror për statistikë.

Në kuadër të sektorit jofinanciar, në vitin 2010 janë shënuar gjithsej 56.740 subjekte aktive afariste në të cilat kanë qenë të punësuar 316.745 persona.

Këto subjekte afariste në periudhën e latëpërmenduar kanë realizuar qarkullim të përgjithshëm prej rreth 805 miliardë denarë (13 miliardë euro) dhe vlerë të shtuar prej rreth 225 miliardë denarë  (3.6 miliardë euro).

Pjesëmarrje më të mnadhe kanë subjektet afariste të sektorit Tregti me shumicë dhe pakicë (46.4 për qind) ku kanë qenë të punësuar 27.5 për qind të numrit të përgjithshëm të të punësuarve.

Në kuadër të këtyre subjekteve është realizuar qarkullim prej 333 miliardë denarë, gjegjësisht 41.5 për qind të qarkullimit të përgjithshëm.


Lajme të ngjashme

Back to top button